Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi telefon vëllezërit e viktimës


Dalin të tjera detaje në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz. Ngjarja ndodhi në mesditën e 17 janarit. Jan Prenga u rrëmbye dhe dyshohet se vdiq nga dhuna barbare, ndërsa trupi rezulton i zhdukur. Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen kriminale duke vënë në pranga 5 persona, ndërsa 5 të tjera janë në kërkim.

Gjithçka ka nisur për prishjen e pazareve të drogës dhe në këtë ngjarje janë përfshirë grupe kriminale që shtrihen në Shkodër dhe në Shijak si dhe koka dyshohet se është trafikanti i dënuar në Ekuador, Dritan Rexhepi.

Gjatë hetimeve është zbuluar një telefonatë që Dritan (Gramoz Rexhepi) ka patur me Ndrek Prengen, i arrestuar në Angli. Ai jep besën se nëse do të kthenin pjesën e tyre të drogës do të lironte vëllain e tij, Jan Prenga.

Dy vëllezërit Prenga në Angli kanë kthyer 106 kilogramë drogë dhe 700 mijë euro disa shtetasve polake që vepronin për llogari të Rexhepit, por kur është zbuluar që Jan Prenga kishte humbur jetën, Dritan Rexhepi ka folur me vëllezërit Prenga dhe u ka thënë se e kanë prerë në besë. Pra Dritan Rexhepi u ka thënë se vëllezërve se e kanë prerë në besë, personat që kanë realizuar rrëmbimin e Jan Prengës, duke nëkuptuar Gentian Doçin. Policia organizoi një operacion blic në Shkodër javën e kaluar por nuk arriti ta prangosë Doçin.

Rrëmbimi i 47-vjecarit ka ndodhur për hakmarrje; pasi kishte humbur një sasie e madhe prej 283 kilogram kokainë. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion dhe banda akuzonte Ndrek Prengën, i cili gjithashtu vuan dënimin në Angli për drogë.

Baby Boo