Zelensky nga zyra presidenciale: “Qëndroj në Kiev, nuk fshihem, nuk kam frikë”


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një fjalim nga zyra e presidencës tha se “qëndron në Kiev, nuk fshihet dhe se nuk ka frikë nga askush”.
Zelensky për herë të parë që nga fillimi i lu*ftës Rusi-Ukrainë iu drejtua popullit nga zyra presidenciale.

Në një video 9 minutëshe të publikuar, Zelensky tha: “Dikur thonim se e hëna ishte një ditë e vështirë. Në vendin tonë ka një lu*ftë dhe tashmë për ne çdo ditë është e hënë. U mësuam që çdo ditë, çdo natë të jetë kështu. Jemi në ditën e 12-të të lu*ftës, të mbrojtjes tonë”.

“Nuk do të mbetet asnjë shenjë e armikut”
Duke vënë në dukje se të gjithë janë në terren, në mbrojtje, Zelensky tha: “Të gjithë janë në vendet ku duhen. Edhe unë jam në Kiev, edhe ekipi im është me mua”.

“E dimë se urrejtja që ka sjellë armiku ynë me bo*mbardime nuk do të qëndrojë në qytetet tona. Nuk do të mbetet asnjë shenjë e kësaj. Kjo urrejtje nuk është e jona dhe për këtë arsye nuk do të mbesë asnjë shenjë. Do të rindërtojmë çdo gjë nga fillimi. Qytetet e shkatërruara nga pushtuesit, do t’i bëjmë më të mira se çdo qytet në Rusi”, deklaroi Zelensky duke shprehur falënderimet për të gjithë ata që mbrojnë veten dhe vendin e tyre në mënyrë “të guximshme”.

“Jemi insistues në negociata”
Presidenti ukrainas pretendon se Rusia nuk e ka mbajtur fjalën e saj për të hapur “korridor humanitar” dhe se ka hapur vetëm një vend të caktuar që mediat të marrin pamje. “Në Bjellorusi u mbajt raundi i 3-të i bisedimeve. Do të doja të thoja se ky është raundi i 3-të dhe i fundit por ne jemi realistë. Dhe për këtë arsye do të bisedojmë. Jemi insistues në negociata deri kur të gjejmë një rrugë të cilën njerëzve tanë mund t’u themi se ‘paqja vjen kështu'”, tha Zelensky.

Pasi potencoi se ka nënshkruar një dekret për dhënien e çmimeve shtetërore ndaj 96 ukrainasve që kanë humbur jetën në lu*ftë, Zelensky dha mesazhin se “Tani do të them vetëm një gjë. Qëndroj në Kiev. Nuk fshihem, nuk kam frikë nga askush”.

Baby Boo