Ja si duket fshati ku u rrit Khabib-i: Kampioni do jetojë aty, pa telefon e internet por me xhami


Kampioni në pesha të lehta UFC Khabib Nurmagomedov ka njoftuar fundin e karrierës së tij. Menjëherë pas fitores ndaj Justin Gaethje ai njoftoi se po largohej nga MMA dhe se dëshironte të kthehej në fshat në malet e Dagestanit, ku dhe u rrit. Fshati i tij i lindjes quhet Sildi. Khabib do të jetojë në një shtëpi modeste me familjen e tij, larg gjithçkaje.

Fshati Sildi ndodhet afër kufirit me Çeçeninë. Qyteti më i afërt është 40 kilometra larg nuk ka internet dhe telefon dhe rreth 200 njerëz të tjerë jetojnë në të.

Shkolla dhe xhamia janë një detyrim i përditshëm për fëmijët në këtë fshat. Popullsia merret me bujqësi dhe mbarështimin e dhive dhe deleve ku një kamion arrin në fshat çdo muaj për të furnizuar me ushqim. Khabib është padyshim i gatshëm të kthehet aty.

Baby Boo