Analisti Arsim Zekolli së fundmi me një postim të tij ka goditur vendet perendimore dhe pushtetin në Maqedoni.
Ai ka thënë se nëse dështon referendumi, kjo do të jetë për shkak të korruptokratëve të sponsorizuar dhe të promovuar nga vendet perendimore si “demokratë model”.
“Nëse referendumi dështon, kjo nuk do të jetë për shkak të Rusisë, Turqisë apo Vanuatu, nacionalizmit apo vegjetarianizmit, por për shkak të korruptokratëve dhe kriminelëve të sponsorizuar nga Perëndimi si “demokratë model”. Referendumi më nuk është për emrin, por për politikat e dështuara në luftën kundër krimit. Njerëzit janë të ngopur!” – ka shkruar Zekolli./