Baton Haxhiu: Kadri Veseli ka kërcyer nga helikopteri, jo nga aeroplani


Një deklaratë e gazetarit Baton Haxhiu për Kadri Veselin ka nxitur reagime të mëdha nëpër rrjete sociale, ku Haxhiu ka thënë se Kadri Veseli kishte kërcyer nga një avion ushtarak që të nisej për në lu*ftë bashkë me shokët e tij. Pas reagimeve të shumta Haxhiu reagoi përsëri duke thënë se Veseli ka kërcyer nga helikopteri jo nga aeroplani.

“Unë e kuptoj që një gjeneratë e humoristëve që janë të lumtur që Veseli dhe të tjerët kanë shkuar atje tallen me këto gjëra. Po flasim për një helikopter jo nga avioni ushtarak siç u përmend. Ai ka kërcyer nga një distancë e mjaftueshme jo me parashutë.” tha Haxhiu.

Pas kësaj deklarate në rrjete sociale kanë nisur talljet me Haxhiun. Faqja “CoolnFresh Magazine” ka filluar të publikojë skena nga filmi “Commando” dhe “Mission Impossible” me mbishkrimin “Baton Haxhiu me video ekskluzive për kërcimin e Kadri Veselit!”.

Ndryshe ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli sot del për herë të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë pas konfirmimit të aktakuzës për kri*me luf*te dhe kri*me kundër njerëzimit.

Baby Boo