Zekiri: Firmosa nismën për seancën e Kuvendit


Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri për TV 21 ka deklaruar se e ka nënshkruar iniciativën për thirrje të seancës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Sot e kam nënshkruar iniciativën për thirrje të seancës urgjente të Kuvendit. Qëllimi ynë është të bëjmë edhe një përpjekje për të thirr seancë në të cilët do të verifikohet vendimi i presidentit Pendarovski, por edhe të jetë në funksion të nevojës eventuale në të ardhmen që sërish të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”, tha Zekiri.

Nënshkrime të iniciativës kanë dhënë edhe deputetët tjerë të LSDM-së.

Siç njoftoi paraprakisht për TV21, kryeparlamentari Talat Xhaferi iniciativa ende nuk ka arritur te ai. Në momentin që do të arrijë, do ta shqyrtojë dhe do të sjellë vendim.

Baby Boo