Zeka: Sali Berisha burgosi edhe Thaçin e Veselin


Edhe deputeti Milaim Zeka është përfshirë në debatin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Zeka ka thënë se Thaçi i ka thënë të gjitha të vërteta për Sali Berishën, por sipas tij ai ka ‘harruar’ të tregojë se edhe vet ka qenë i arrestuar në Tiranë, si dhe Kadri Veseli.

“Krejte ato qe i tha Presidenti Thaçi per Sali Berishen jane te verteta. Mirepo çuditerisht “harron” me permend qe edhe ai vet ka qene i arrestuar ne Tirane. Edhe Kadri Veseli”, ka shkruar Zeka.

Thaçi, pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt Berishës, shkroi se institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

E verteta e Thaçit per Berishen
Po çka nuk tha Presidenti?!
Krejte ato qe i tha Presidenti Thaçi per Sali Berishen jane te verteta. Mirepo çuditerisht “harron” me permend qe edhe ai vet ka qene i arrestuar ne Tirane. Edhe Kadri Veseli.
Po pse asnje fjale per relacionet e Berishes me Bukoshin? Pse asnje fjale edhe per disa te kampit socialist te asaj kohe qe ose e kane penguar luften e Kosoves, ose e kane ndihmuar ne shkembim te parave?
Nje diçka jam shume i bindur: Sali Berisha nuk do t’ i kaloje ne heshtje keto akuza. Çfare raketash do te leshoje kunder Thaçit, te presim. Presidenti ka hapur nje kapitull te rendesishem te kohes te luftes…

Baby Boo