Dauti: Ngjarjet në Bashkësinë Fetare Islame të RMV


Frymzim Dauti

Besimtarët muslimanë janë të shqetësuar nga ndodhitë e fundit në BFI. Kreu i BFI dha dorëheqje apo u detyrua që të jepte dorëheqje. Si do që të jetë, ish Reis Ulemaja nuk i rezistoi iniciativës për shkarkimin e tij, dhe me këtë veprim të tij, ai drejtpërdrejtë ndikon që kriza të zgjidhet me qetësi. Situate shkon duke u përmisuar.

Çka është për tu shqetësuar, është fakti se një grup hoxhallarësh tentojnë që ta marrin kryesinë e rijasetit nëpërmjet shantazhit. Në këtë përpjekje të tyre ata kanë në përkrahje disa prokurorë dhë gjykatatës dhe për fatë të keq edhe shërbimet sekrete; shërbime ato që i kanë pajisur ata me materiale kompromentuese. Hoxhallarët në fjalë dilnin në konferencë për shtyp dhe i bënin ultimatum Reis Ulemasë se nëse ai nuk jepte dorëheqje dhe nëse nuk ua lëshonte vendin atyreve, ata do të publikonin diçka që do të kompremitonin tash më ish Reis Uleman. Ata ndoshta edhe do të arrijnë që në atë mënyrë të marrin në dorë udhëheqësin e BFI, mirëpo përkrahja e instutucioneve të shtetit nuk i bën ata legjitim, por vetëm legal. Për të patur legjitimitet, ata patjetër që do të duhet të respektojnë procedurat për zgjedhjen e Reis Ulemas.

Bashkësisia Islame është në udhë të mbarë që ta zgjedhë problemin vetë, dhe sigurishtë që emërimi i Myftyut të Gostivarit, si ushtrues detyre i BFI, është lajm i mirë se ky proces ka gjasa të mëdha që të jetë i drejtë. Këtë e them se myftyu në fjalë gëzon autoritet, ka qenë i dëshmuar si profesor në medresen Isa Beu, posedon njohuri të teologjisë, dhe ajo çka është më e rëndësishja në situata të tilla, është guximtarë dhe nuk i ikën përgjegjësisë.Megjithatë transparenca, mundësia që të kandidojnë të gjithë pretendentët për atë post dhe kontrolli i drejtë i procesit do të bindin besimtarët se zgjedhja do të jetë e drejtë. Kryesia e BFI ka nevojë të madhe që të gëzojë legjitimitetin e pakontestuar tek besimtarët dhe jamë i bindur se ata do të dijnë që ta shfrytëzojnë këtë rast në të mirën tonë të përbashkët.

Bujë të madhe bëri martesa e ish Reis Ulemasë. Me atë veprim ata nuk i shkelën ligjet pozitive të rendit juridik të shtetit të se cilës shtetasë janë, dhe as që vepruan në kundërshtim me sheriatin. Nëse dashnoret e kryeministrit plak të Italisë nuk ishin shqetësim për italianët, nëse gruaja e tretë, e re dhe manekene e plakut Tramp nuk shfaqën shqetësim për amerikanët dhe nëse gruaja plakë e të riut Makron nuk përfaqëson shqetësim për francezët, atëherë nga doli i gjithë ai mllef, pasi një nënë e re shqiptarë vendosi nga dëshira [apo ndoshta edhe për të gjetur mbrojtje nga shantazhi] që të martohej. E gjithë ajo histeri në media dhe mediat sociale dëshmon se në këtë rast bëhej fjalë për një proces të organizuar linçimi.

Udhëheqia me Bashkësisinë Fetare Islame në Maqedoni në dekadat e fundit nuk ka mbërthyer në vete vetëm privilegjin dhe përgjegjësinë. Është dashur zgjuarësi dhe përvojë e madhe që të mund të udhëhiqet me suksesë ky institucion jetik për ushtrimin e besimit islam të muslimanëve. Të përkujtoj se ish reis ulemaja nga Gostivari në një rast edhe u kidnapua, mirëpo ai rast nuk u alarmua me qëllim që mos të dëmtohej reputacioni i BFI. Të shpeshta kanë qenë sulmet me armë dhe kërcënimet në Bashkësinë Islame. Disa hoxhallarë ishin të detyruar që të lëviznin me alltinë në brez, sikur ne poliktikanët gjatë kampanjave zgjedhore. Është e qartë se struktura të huaja nuk na e duan të mirën, dhe se ata gëzohen kur shohin kaos në organizimin fetarë të muslimanëve në RMV.

Mos harojmë, se në një periudhë, BFI i ju vërsulën që ta merrnin nën kontrollë sekte që financoheshin nga qendra që trushpërlanin të rinjtë musliman me qëllim që t’i dërgonin ata në misione vetëvrasëse në luftërat sektare të Lindjes së Mesme. Ishte pikërisht ajo periudhë, kur politika shqiptare në Maqedoni, e pa të udhës, që të ndërhynte me parimin dinsëzit i del haku imansëzi; dhe pati suksesë në këthimin e qetësisë në BFI.

Sot, duke pasur parasysh rrethanat se ku gjendemi dhe në çfarë kohe jetojmë, el-hamdulilah duhet të jemi të kënaqur me punën e BFI. Xhamitë i kemi me bollëk, të bukura dhe të mbushura me xhemat, kemi medrese të reja në shumë qytete e të mbushura me talebe. Imamët apo hatipët janë të lirë që në ligjeratat dhe hutbet e namazit të xhumasë t’i ndajnë brengat e tyre ashtu sikur që dijnë ata më së miri. Është evituar me suksesë që mos të ketë përçarje tek Bashkësia Islame apo në xhamitë në linjë etnike apo gjuhësore. Të gjitha këta suksese kuptohet që janë suksese të udhëheqësisë së Bashkësisë Fetare Islame.

Ne nuk duhet lejuar, që në politikën shqipëtare apo në instiucionet fetare tona, shërbimet sekrete, nëpërmjet shantazhit të dirigjojnë veprimet tona. Videot, fotografitë apo audio incizimet që dalin në internet, falë teknologjisë, shumë lehtë mund të manipulohen dhe si pasojë strukturat që nuk na e duan të mirën i arrijnë qëllimet e tyre. Se kush me cilën shkon në dhomën e gjumit nuk duhet të jetë çështje që na tangon neve. Secili përgjigjet personalisht për veprimet e dynjasë. Neve duhet të na interesojnë veprimet konkrete në të mirë të muslimanëve dhe shqiptarëve.

Allahu ua lehtësoftë punën hoxhallarëve në daljen prej krizës dhe u ndihmoftë në organizimin sa më të mirë të BFI në të mirë të besimtarëve në RMV.

Baby Boo