Zbulohet shuma marramendëse që UEFA do të kërkojë nga federatat evropiane për ta shtyrë “Euro 2020”


Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA do të kërkojë rreth 275 milionë paund nga klubet evropiane dhe kampionatet për ta shtyrë “Euro 2020” për një vit për shkak të pandemisë COVID-19.

“The Athletic” raporton se UEFA kërkon këtë shumë për ta shtyrë Kampionatin Evropian për 12 muaj pra prej qershorit 2021.

Kjo çështje do të diskutohet nesër në takimin emergjent të krerëve të UEFA-s me drejtuesit e 55 federatave të futbollit.

Në këtë takim pritet që zyrtarisht të bëhet e ditur shtyrja e Kampionatit Evropian për një vit.

Synim primar i federatave evropiane dhe klubeve është ta mbyllin edicionin aktual para se t’i lirojnë futbollistët për Evropian.

Baby Boo