Zbulohet në Qipro një nga mozaikët më të rrallë në botë, 20 metra i gjatë


Ai është 20 metra i gjatë dhe arkeologët e përcaktojnë të shtatin, në listën e 6 mozaikëve më të mrekullueshëm në gjithë botën. Ky zbulim është bërë 18 km nga kryeqyteti Nikosia, në vendin e Piadhia-Akaki në Qipro.

Një mozaik i jashtëzakonshëm është zbuluar në Qipro, të cilin e arkeologët e përcaktojnë të shtatin, në listën e 6 mozaikëve më të mrekullueshëm në gjithë botën. Rreth 18 km nga kryeqyteti Nikosia, në vendin e Piadhia-Akaki arkeologët kanë nxjerrë në dritë një mozaik të jashtëzakonshëm që daton në shekullin IV pas Krishtit.

Lajmin e ka bërë të ditur arkeologu italian Francesco Collura që ka qenë i pranishëm në këtë zbulim në Qipro. Collura ka postuar në facebook pamje të rralla, ku duken qartë njerëz, kafshë e figura që të japin imazhin e një skene të madhe teatrale.

Në fakt bëhet fjalë për gara sportive me përmasa madhështore të periudhës së antikitetit. Duke postuar fotot në rrjetin facebook, Francesco Collura është shprehur pak kohë më pas për bukurinë dhe madhështinë e këtij mozaiku: “Fuqia e bukurisë është e pabesueshme. Dje kam ndarë disa fotografi të një mozaiku të mrekullueshëm të zbuluar në Qipro. Disa nga miqtë e mi, nuk kanë mjaftuar duke e pëlqyer atë, por kanë shpërndarë postimet me mozaikun. Pra, si një pikë që bie në ujë dhe krijon rrathë valësh që përhapen pafundësisht, shumë të tjerë nga ana e tyre pasi e kanë vlerësuar zbulimin, kanë nisur ta shpërndajnë më tej. Më në fund, sot e gjej veten me qindra kërkesa për shoqëri në FB, dhe nis të pyes veten se çfarë paskam krijuar. Asgjë, veçanërisht këto ditë”.

Edhe mediat greke kanë publikuar ndërkohë lajmin se arkeologët kanë zbuluar dhe nxjerrë në dritë një mozaik fantastik me shtrirje mbi 20 metra gjatësi. Imazhet e këtij mozaiku përshkruajnë sportin e lashtë të një karvani kuajsh të garave që janë mbajtur në një rrugë romake, e cila të lë përshtypjen se mundet të ketë qenë hapësira e një vile që i përkiste një njeriu të pasur gjatë sundimit romak, e ndërtuar në pjesën më të brendshme të Qipros, ndoshta me këshillimin e ndonjë personaliteti të madh. Skena që shihet në këtë mozaik, jo vetëm është unike në llojin e saj në Qipro, por gjithashtu është një nga mozaikët më të rrallë në botë, pohojnë arkeologët. Mozaiku konsiderohet të jetë një nga llojet më të rralla, ku tashmë me gjithë të, në gjithë botën njihen vetëm 7 lloje të rralla në botë, të cilat përfaqësohem me këtë lloj madhështie dhe vlere, ku ndër ta përfshihet mozaiku më i famshëm në Villa del Casale në sheshin Armerina.

Skenat që shihen në këtë mozaik janë katër: ku i njëjti njeri konkurron në katër karvane të ndryshme, që përfaqësojnë stade të ndryshme të konkurrencës, midis detajeve dhe dekorimeve të ruajtura të imazheve dhe hipodromit. Objekti i çmuar kishte mbetur i paprekur nëntokë për shekuj me radhë deri në vitin 1938, kur një fermer në fshatin e Akaki u pengua mbi një copë mozaik që ishte një pjesë tjetër e të njëjtit kompleks. Megjithatë, zbulimi nisi të bëhet realisht shumë vone, sepse gërmimet në vendndodhje nuk kishin filluar deri në vitin 2013, kur vazhdimi i mozaikut i gjend nën një rrugë, që ishte miratuar për t’u ndërtuar një hekurudhë. Ajo pjesë që u zbulua u shfaq për pak kohë në publik vetëm në vitin 2016, përpara se autoritetet vendosën që ta mbulonin për ta mbrojtur atë.

Arkeologët, kohët e fundit e hoqën shtresën e tokës dhe materialeve që ishin sipër këtij mozaiku për të mbrojtur vendin me qëllim që të fillojnë punën e restaurimit, por ata mendojnë se pas daljes në dritë të këtij mozaiku do të duhen disa vjet përpara se të mund të hapet për t’u vizituar nga publiku. Ky mozaik është një mrekulli që i përket së kaluarës.

Baby Boo