Zbulohet klubi i ardhshëm i Lionel Messit


Në Spanjë zbulojnë skuadrën e ardhshme të Lionel Messi-t pas lamtumirës së bujshme të argjentinasit nga Barcelona. “Lionel Messi mund të jetë një lojtar i PSG në orët e ardhshme. Palët janë shumë afër”.
Lajmi i merkatos ka ardhur nga programi spanjoll El Chiringuito de Jugones, sipas së cilit, argjentinasi është gati për të nisur një aventurë të re në Ligue 1.

Vetëm një klub i tillë në këto momente mund të plotësojë kërkesat ekonomike të Messit.
Fotografia e Di Marias e hedhur në profilin e tij në Instagram duket se nuk paska qenë e rastësishme. Gjithsesi, tashmë çdo gjë rrotullohet rreth Messit, të cilin çdo klub do ta dëshironte ta kishte në gjirin e vet.

Baby Boo