Zbulohet identiteti i shqiptarit që u gjet i pajetë në makinën e tij në Itali


Zbulohen detaje në lidhje me të riun shqiptari i cili u gjet i vdekur brenda makinës së tij në Itali.

Sipas mediave vendase një gjë është e sigurt që vdekja e tij ka ardhur nga një armë zjarri, ndërsa të tjerat janë ende mister.

Në rrugën që lidh Ugento me Casarano, u gjet trupi i pajetë i një shqiptari 27-vjeçar, Serxhio Veizi, në bordin e makinës së tij, një Volkswagen Polo gri, e parkuar anash autostradës shtetërore 274.

Pranë trupit të shtrirë në sediljen e pasagjerit ishte edhe arma.

“A është një vetëvrasje apo një vrasje? E pamundur të thuhet të paktën për momentin.

Hetimet e agjentëve të Komisariatit Taurisano janë akoma në zhvillim e sipër dhe do t’u mbetet atyre që të kuptojnë nëse 27-vjeçari banor i provincës së Barit i dha fund jetës duke u vetëvrarë apo dikush tjetër ka hapur zjarr.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se ai ka disa precedentë të lidhur me botën e drogës”, shkruajnë mediat italiane.

Baby Boo