Zbulohet e vërteta e pushimeve të Fjolla Morinës pas vendimit për parab*urgim


Ditën e sotme Fjolla Morina ka ngjallur sërish reagime, duke qenë se në llogarinë e saj në Facebook u publikua një fotografi ku shihej vetë këngëtarja me vajzën e saj në pushime.
Madje, ajo shkoi deri në atë pikë sa theksonte ditën e sotme (e enjte) dhe orën e shkrepjes së fotografisë.
Por, avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi ka mohuar se Fjolla është nisur për pushime.

“Jo nuk e di se çfarë ka ndodhë me atë fotografi, por nuk mundet të jetë në pushime pasi Fjolla Morina prej datës 19 është në ndalje”, është përgjigjur shkurt avokati.
Ndryshe, Morinës i është caktuar masa e parabur*gimit prej 40 ditësh, për dy vepra penale, atë për tr*afikim me ar*më si dhe për arratisje nga vendi i parabur*gimit.

Baby Boo