Arrestohet shkupjani, ishte në kërkim për vuajte dënimi me burg prej 15 viteve


Policia njoftoi se në vendbanimin Karposh të Shkupit ka arrestuar një 32-vjeçar nga Shkupi i cili është dënuar me 15 vjet burgim, të cilat është dashur t’i vuaj në burgun e Idrizovës.

“Policët nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup sot në ora 01:00 në zonën e Karposhit në Shkup kanë privuar E.L. (32) nga Shkupi, i cili ishte dënuar me 15 vjet burgim për vepra penale nga neni 236, neni 242 dhe neni 215 të Kodit Penal, dhe ishte në kërkim me urdhër qendror me urdhër të Burgut Idrizovë për arratisje nga burgu”, njofton MPB.

Gjatë arrestimit i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe një lëndë e bardhë. Siç bën me dije MPB-ja, personi është dërguar në burg për të vuajtur katër vjet e dy muaj dënim.

Baby Boo