Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes së Gentian Bejtjas, mik i Ervis Martinajt


Për vrasjen e Gentian Bejtjas në banesën e tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, policia po heton disa pista, por ende nuk ka identifikuar autorët e krimit.

Raportohet se i autor i dyshuar për këtë ngjarje është Elion Hato. Pak orë pas ngjarjes së rëndë, policia zbarkoi në Sauk ku u gjet makina e Elion Hatos.

Policia është në ndjekje të Elion Hatos të shpallur në kërkim nga dosja Metamorfoza. Ai njihet si një nga miqtë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit të 2022.

Baby Boo