Cana: Pacientët të mos vonohen në spital


Mjeku i Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana në intervistën për platformën informative dhe edukative Anticovid shprehet se njëri ndër shkaqet e përhapjes së madhe të virusit Covid 19 është fakti që një pjesë e madhe e qytetarëve gjatë kohës së verës u sollën me neglizhencë ndaj këtij virusi, duke menduar se moti i i nxehtë do të neutralizojë Covid 19. Cana deklaroi se për të ulur numrin e madh të personave të infektuar me Covid 19, nevojitet që ata që kanë simptome të dukshme, nuk duhet të vonohen për të kërkuar trajtim mjekësor.

Mjeku Cana në intervistë shprehet se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, të respektojnë masat e vendosura ligjore dhe rekomandimet e mjekëve, siç janë mbajtja e maskës, respektimi i distancës fizike dhe përdorimi i mjeteve dezinfektuese, sepse vetëm në këtë mënyrë do të pamundësojnë që sistemi shtetëror shëndetësor i Maqedonisë së Veriut të shkojë në kolaps. Kjo, sipas tij, do ishte një rrezik i madh, pasi kolapsi i sistemit do të kishte pasoja të mëdha ndaj menaxhimit të virusit Covid 19.
Intervistën me mjekun Cana mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Baby Boo