Zbulohen qindra pasuri të padeklaruara në Qytetin e Shkupit


Ekipet e Inspektoratit të Qytetit të Shkupit nga Sektori për inspektim tatimor dhe inspektim për mbledhjen e taksave komunale dhe të tjera, vazhdojnë me kontrolle të intensifikuara.
– Inspektorët e inspektimit tatimor kanë nisur kontrollin e subjekteve afariste në TC Beverly Hills, pas denoncimit të qytetarëve se disa prej subjekteve nuk kanë denoncuar apo nuk marrin vendime për tatimin në pronë, pasi u konstatua se mbi 100 subjekte nuk kanë deklaruar pronë, njofton Qyteti i Shkupit.

Ata thonë se janë duke vazhduar inspektimin e intensifikuar për respektimin e rregulloreve, ndërsa inspektorati po vazhdon me kontrollet e intensifikuara me qëllim të rritjes së arkëtimit të tarifave komunale dhe të tjera për të garantuar drejtësi dhe barazi në tatim për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të barabartë.
Sa i përket mbledhjes së tatimit në pronë, Inspektorati apelon tek të gjithë personat juridik dhe fizikë që ende nuk e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë këtë sa më shpejt për të shmangur kamatat, gjobat dhe shpenzimet shtesë.

Baby Boo