Një fëmijë i një kopshti privat është njëri ndër të prekurit e rinj nga koronavirus


Ndër tre të prekurit e rinj nga Covid-19 Prishtinë, njëri është fëmijë i një kopshti privat.

Tri raste të reja me koronavirus janë paraqitur sonte në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka njoftuar se infeksionet e reja janë raste kontakti të rasteve të mëhershme.

Gashi ka thënë për Rtv Dukagjini se megjithatë 20 fëmijët e çerdheve të kryeqytetit ende nuk janë testuar dhe shpreson se një gjë e tillë do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Ai thotë se njëri nga tre të infektuarit e ditës së sotme është një fëmijë nga një kopsht i sektorit privat.

“Është njoftuar kopshti dhe njëkohësisht edhe IKSHPK. Nesër apo sonte në orët e vona Instituti do të kontaktojë me kopshtin dhe do të vazhdojë me gjurmimin e rasteve të kontakteve të këtij fëmijës”, tha ai.

Gashi ka thënë se në Komunën e Prishtinës janë 38 raste aktive me coronavirus nga 113 raste të përgjithshme sa ka pasur kryeqyteti.

“Deri më tani kemi 73 të shëruar ndërsa pritet ditëve në vijim të kemi të shëruar të tjerë pasi kanë bërë rreth një muaj prej se janë infektuar”, tha ndër të tjera Bujar Gashi.

Baby Boo