Zbardhet dëshmia e vëllait të motrave të ekzekutuara: Atë ditë do shkoja tek ata për darkë


Vëllai i dy motrave që u ekzekutuan më 2 Janar nga Gazmend Musta, ka hedhur dritë mbi marrëdhënien mes autorit të dhe Gentjanës, bashkëshortja e të dyshuarit.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, vëllai i dy viktimave, Gj. Çaushaj, ka deklaruar se kunati i tij këmbëngulte gjithmonë të “bëhej e tija”, herë pas here ai nuk e linte të dilte nga shtëpia motrën e tij, e fyente dhe e ofendonte.

Sipas dëshmisë Gj. Çaushaj, një ditë para ngjarjes, i dyshuari kishte qenë familjarisht tek banesa e prindërve të viktimave në Drizar të Mallakastrës dhe se në datë 2, kur edhe ndodhi ngjarja tragjike, do të shkonte tek familja e të dyshuarit për darkë.

Edhe në dëshminë e të atit të Gazmend Mustës tregohet se marrëdhënia në çift mes Gentjanës dhe Gazmendit ishte e tensionuar, shkruan panorama.

Krimi i dyfishtë ndodhi pasditen e 2 Janarit në banesën ku jetonte Gazmend Musta me bashkëshorten Gentjana dhe dy fëmijët, në katin e pestë të një pallati në lagjen “5 Shkurti”, në qytetin e Ballshit.

Pas një sherri verbal, Gazmend Musta qëlloi të shoqen dhe kunatën 18 vjeçe, e cila kishte shkuara në banesën e tyre më herët gjatë asaj dite. Në banesë ishin edhe fëmijët e mitur të çiftit.

Baby Boo