Zana Avdiu reagon ndaj VV-së: “Nuk mbahet shteti me hashtags, por me Amerikën”


Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar pasi zyrtarë të VV-së kanë nisur përkrahjen në rrjete sociale të kryeministrit Kurti në dialog. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nuk kryhet marrëveshja me hashtag, derisa ka përmendur edhe veprimin me hashtags për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ajo ka thënë se shtetit nuk mbahet me hashtags por me miq, me Amerikën.
Postimi i saj i plotë:

Ia paskan nis me bo hashtags, ne perkrahje te Albinit ne Dialog. Po kujtojne VV-ja, qe me hashtag kryhet marreveshja, edhe ato ne favor te Kosoves.Qashtu qysh e patet shti Kosoven ne NATO me hashtags, qashtu edhe marreveshjen keni me kry. Nuk mahet shteti me hashtags, po me miq e bashkepunetore. Me nje fjale, me Ameriken.

Baby Boo