Zaevi e thërret Gruevskin: Kthehu!


Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje sot ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që nëse dëshiron të ndihmojë vendin, atëherë duhet të kthehet dhe të vuajë dënimin me burg, pasi që edhe kjo është një ndihmë.
“E ka patjetër të vijë. Le të vijë. Duhet ndihmë në shtet. Ndihma në shtet është edhe kur do ta mbani dënimin. Gjithçka është ndihmë”, deklaroi Zaev.
Ai ka komentuar edhe takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
“Mendoj se ata u takuan si dy kryetarë të partive popullore evropiane. Unë besoj se ai takim mund të kontribuojë në përforcimin e miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë”, tha Zaev. Ish-kryeministri Gruevski tashmë një vit është strehuar në Budapest, ku me ndihmën e qeverisë hungareze ka përfituar statusin e azilantit politik.

Baby Boo