Zaevi dhe Mickovski në orën 18:30 në takim te Pendarovski


Me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski, sot në orën 18:30 në Vilën Vodno, do të mbahet takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij për publikun kërkoi nga liderët e partive më të mëdha politike Zaev dhe Mickovski të gjejnë zgjidhje sa i përket asaj se kur do të mbaheshin zgjedhjet.

Ai vlerëson se takimi i liderëve në formatin të cilin e ka pasur deri më tani dy herë, nuk do të ketë nevojë të mbahet përsëri, sepse pozicioni i liderëve të tjerë është që zgjedhjet të mbahen më 5 ose 19 korrik.

“Kontaktoj çdo ditë me liderët partiakë veçanërisht me këta të cilët kanë dallime të mëdha sa i përket datës mendoj se nuk ka asnjë ditë prej herës së fundit kur u pamë për të njëjtin shkak të mos kem folur me Zaevin dhe me Mickovskin. Sot prej në mëngjes nuk kam folur, megjithatë kam për qëllim menjëherë pas përfundimit të kësaj konference për media t’i kërkoj të dytë sepse mendoj se nuk kemi kohë për të humbur. Nëse dallimet mes dy blloqeve kryesore politike, kuptohet se ka edhe parti dhe pozicione të tjera të cilat janë të rëndësishme dhe relevante dhe njëjtë i trajtoj të gjitha ata, megjithatë ata në këtë moment nuk dallojnë nga këto dy blloqe politike”, tha Pendarovski në konferencën e sotme për media.

Pendarovski shtoi se duhet të gjithë të ngriten mbi këtë moment i cili është shumë serioz dhe kompleks, dhe të gjendet zgjidhje sepse siç tha, nuk bëhet fjalë për muaj ose vite, por për 8 deri 15 ditë dallim mes dy blloqeve kryesore politike.

Tha se ka mundësi edhe që ta ndryshojë vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme dhe ajo të vazhdohet edhe disa ditë me qëllim që të arrihet konsensus ndërpartiak për terminin e zgjedhjeve.

Presidenti Stevo Pendarovski sot zbuloi edhe se pozita dhe opozita para pak kohësh ishin marrë vesh se zgjedhjet nuk është patjetër të mbahen të dielën, por mundet edhe të mërkurën.

Pozita dhe opozita, siç shtoi, pajtohen se në zgjedhje duhet të ketë vëzhgues të OSBE/ODIHR dhe KSHZ në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse duhet të përgatisë protokolle të sigurisë për votim.

Baby Boo