”Nëse nuk ka rritje prej 2.806 den, sindikata do të kërkojë rritje të pagave për 18 përqind”


Qeveria paralajmëron metodologji të re për paga më të larta nga viti i ardhshëm, por çfarë do të bëjnë punonjësit deri atëherë. Kështu pyet kryetari i Sindikatës së punonjësve nga administrata, autoritetet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve Trpe Deanovski, duke nënvizuar se Qeveria për momentin aboslutisht nuk dëgjon zërin e punëtorëve të vet, pasi siç tha ai, pikërisht Qeveria është punëdhënësi më i madh në shtet.

“Ka një heshtje të madhe nga ana e tyre, nuk ekziston dialogu social, momentalisht nuk ekziston as partneriteti social, kërkesa jonë shkon në vesh të shurdhër. Prej atje kemi informacione se po përgatitet një metodologji, por nga ana tjetër nuk thuhet se cila është kjo zgjidhje që nuk e ka parë askush, që po përgatitet në fshehtësi, në vend se të përgatitet bashkë me sindikatat, nëse vëçmë themi se funksionon dialogu soacial. Kjo zgjidhje do të duhej që të hyjë në fuqi më 1 janar 2023, por parashtrohet pyetja çfarë do të bëjnë punonjësit deri atëherë, kur e dijmë se para disa ditësh është rritur çmimi i rrymës, çmimi i derivateve akoma është i njejtë, çmimet e prodhimeve ushqimore bazë vetëm rriten.” – deklaroi Trpe Deanovski, sindikata e punonjësve nga administrata, gjyqësori dhe sh. qytetare.

Deanovski në intervistën për REL, nënvizoi se nëse nuk do të ketë rritje prej 2 806 denarësh, atëherë sindikata do të kërkojë rritje të pagave për 18 përqind.

“Dua të përsëris se nëse nuk jepet dallimi prej 2806 denarë tani, ne do të fillojmë të kërkojmë aq sa parasheh ligji për pagën minimale, 18,4 përqind. Më vjen shumë keq që shteti nuk na kupton se kjo shkon në dobi të shtetit dhe jo tonin. Në dobinë tonë është 18,4 përqind dhe jo 2806 denarë, por e kemi bërë këtë që ne të solidarizohemi me shtetin, të mundet buxheti të funksionojë siç duhet, të ndihmojmë një grup të caktua të të punësuarve. Më vjen shumë keq që Qeveria nuk na kupton.” – tha Deanovski.

Ai tha se afat u kanë dhënë por nëse përsëri nuk ka diçka atëherë do të fillojnë me padi kolektive ndaj shtetit përmes Organizatës ndërkombëtare të punës dhe përmes organizatës botërore të punës ku anëtare është edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo