Zaev uron Ramën në gjuhën shqipe


Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me një mesazh në gjuhën shqipe në rrjetin social Twitter ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri Zaev shkruan: Uroj mikun tim të dashur @ediramaal për fitoren në zgjedhje. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do vazhdojnë edhe më tutje përpara si aleat në NATO dhe drejt eurointegrimeve. Rajonin tonë e pret ardhmëri e ndritshme përmes bashkëpunimit intenziv.

Baby Boo