Pendarovski: Zgjedhjet të jenë të suksesshme, fushatë të drejtë dhe korrekte


Procesi zgjedhor dhe zgjedhjet duhet të mbahen sipas standardeve dhe kritereve të larta, duke e pasur parasysh edhe perspektivën tonë euroatlantike, porositë presidenti, Stevo Pendarovski në deklaratën me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Presdienti Pendarovski dëshiron zgjedhje të suksesshme, fushatë të drejtë dhe korrekte.

“Qytetarë të nderuar, ju bëj thirrje të dilni dhe të votoni sipas bindjes suaj, pa frikë dhe pa presione. Vendosni vetë për cilin opsion politik do ta jepni votën dhe besimin tuaj. Këto zgjedhje mbahen në kohë të pandemisë së Kovid-19, të shpallur nga Organizata botërore e shëndetësisë. Në atë kahje, në fuqi do të jenë protokolle shëndetësore me qëllim që’u mundësohet të gjithë qytetarëve të cilët do të vendosin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të garantuar kushtetuese të votës, ta bëjnë atë në kushte të sigurta dhe me mbrojtje adekuate. Bashkëqytetarë të dashur, veproni sipas protokolleve për siguri dhe mbrojtje gjatë zhvillimit të tërë procesit të zgjedhjeve. Gjatë votimit mbrohuni, duke i respektuar masat, protokollet dhe mbani distancë të caktuar”, theksoi shefi i shtetit në deklaratën e tij.

I pari i vendit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor të kontribuojnë që këto zgjedhje të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, siç edhe u obliguan me nënshkrimin e Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

“Pres të gjitha partitë politike të organizojnë fushatë në të cilën pjesëmarrja do të jetë e sigurt për të gjithë, edhe për kandidatët, edhe për qytetarët. Pres nga të gjitha partitë politike fushatë dinjitoze, me nivel të lartë të kulturës politike, pa diskreditime. Pres fushatë inkluzive në të cilën do të marrin pjesë të gjitha grupet e margjinalizuara dhe pakicat, në të cilën do të përfaqësohet edhe interesi i tyre. Nga ana tjetër, pres të gjitha institucionet të cilat janë më kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor të punojnë profesionalisht, në pajtim me parimet e transparencës, barazisë dhe paanshmërisë”, thotë Pendarovski.

Baby Boo