Zaev: Unë do të vaksinohem kundër Covid-19, vaksina është e sigurt!


Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp pasi informoi për masat e reja për mbrojtje nga Covid-19 njoftoi se pasi që grupet prioritare të vaksinohen kundër Covid-19, të njëjtën do ta bëj edhe vetë ai.

“Sa të arrijë vaksina në vend, fillimisht do ta marrin mjekët, personeli mjekësorë dhe të gjithë të tjerët që janë në linjën e parë në luftën kundër pandemisë, pastaj të sëmurët kronikë, të moshuarit, të punësuarit në çerdhe…

Pastaj si shumë qytetarë do të vaksinohem edhe unë, sepse dua që me shembullin tim të jap kontributin për zhdukjen e Covid-19. Shteti ynë ndjek çdo hap të studimeve klinike për vaksinën, besoj në sigurinë e vaksinës. Qytetarët duhet të jenë të qetë”, tha mes tjerash Zaev.

Baby Boo