31-vjeçari nga Balindolli i Gostivarit ndalohet nga policia, dëmtoi sinjalistikën rrugore

Dje (03-janar) rreth orës 08:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- Departamenti i punëve të brendshme Gostivar, kanë ndaluar 31-vjeçarin H.S. nga Balindolli i Vjetër i Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka dëmtuar një pjesë të sinjalistikës së komunikacionit në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj tij do të vijojë parashtrim.