Zaev, ultimatum Mickoskit


Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pas dështimit të konsensusit për datën e zgjedhjeve i ka dhënë ultimatum kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan
Mickoskit. Burime të ABCmk bëjnë të ditur se në takim lideri i opozitës deri nesër duhet të propozojë një datë për zgjedhje, në të kundërtën
LSDM-ja do të shkojë në zgjedhje më 5 korrik. Zaev në takim ka ofruar si opsion edhe datën 8 korrik për të cilën bëhet e ditur se ka
mbështetjen edhe të partive tjera politike.
Burimet shtojnë se Mickovski ka kërkuar edhe dy javë gjendje të jashtëzakonshme, që nënkupton se përcaktimi tij për zgjedhje përkon me
llimin e muajit gusht. Nga ana e presidentit Stevo Pendarovski i është thënë se vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme pa propozim nga
Qeveria bie në kundërshtim me Kushtetutën pasi në situatë të tillë do të duhej miratimi nga Kuvendi.
Pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar dhe në prag të përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, presidenti Pendarovski ftoi në takim
vetëm dy liderët e bllokut politik maqedonas për të gjetur konsensus mbi datën e zgjedhjeve. Në takim nuk morri pjesë asnjë lider i partive
politike.
Në rast se nuk ka konsensus, vendi duhet të shkojë në zgjedhje më 5 korrik përkatësisht 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së
jashtëzakonshme. Në rast se Qeveria vendos që zgjedhjet të mbahen më 8 korrik, kjo datë do të shpallet ditë jo pune.

Baby Boo