Kurti: “Një botë e bashkuar do ta ndalojë Putinin dhe parandalojë despotë të tjerë”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali – ADF është takuar me mandatarin për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. Kurti në një postim në Twitter tha se bota nuk duhet t’i dorëzohet autokratëve askund dhe në në asnjë kohë.

“Vetëm një botë e bashkuar dhe aktive demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka thënë Kurti.
Në Forumin e Diplomacisë në Antali – ADF po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.Forumin e Diplomacisë në Antali – ADF, këtë vit po mbahet në rrethanat e luftës në Ukrainë, e cila ka ngjallur shqetësim dhe pasiguri në veçanti në Ballkanin Perëndimor.

Baby Boo