Zaev u gjunjëzua para Ahmetit, nuk mundi të ndërrojë ministrat e BDI-së, ja kush shkruan?!


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u gjunjëzu para Ali Ahmetit. Edhe pse ai gjatë gjithë kohës ka thënë se do të ndërrojë kabinetin qeveritar edhe atë ministrat e BDI-së nuk arriti ta bëjë këtë ndryshim. BDI me vendim të Ali Ahmetit e kanë larguar vetëm Hazbi Lika të tjerët nuk janë prekur, shkruan Tetova Sot.

Sipas këtij portali, për një kohë të caktuar kryeministri Zoran Zaev do të udhëheqë personalisht me Ministrinë e Financave pas shkarkimit të Dragan Tevdovski.

Zaev tha se do të dorëzojë në Parlament listën me emrat e ri dhe se pret që e njëjta të futet si pikë e rendit të ditës javën e ardhshme.

Pas ndryshimeve të formacionit qeveritar, Zaev ka paralajmëruar edhe ndryshime të zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të ndërmarjeve publike dhe të tjera, ku ka nevojë për ndryshime./TetovaSot

Baby Boo