Zaev: Tani sigurojmë ilaçe me standarde me të larta botërore


Kryeministri Zoran Zaev, me rastin e Ditës botërore të Diabetit – 14 Nëntori, sot përmes video porosisë iu drejtua 130 mijë qytetarëve në vend me diabet, prej të cilëve 500 janë fëmijë deri në moshën 18 vjeçare, familjeve të tyre, si dhe mjekëve dhe posaçërisht infermiereve diabetologjike.

Zaev në fjalimin e tij tha se shëndeti i qytetarëve është prioritet kulmor dhe potencon se Qeveria dhe Ministria e Shëndetit kanë bërë kthesë të rëndësishme në qasjen ndaj personave me diabet, me atë që i dhanë fund epokës së furnizimit të mjeteve jo të sigurta për terapi me insulinë.
“Sot është 14 Nënori, Dita botërore e diabetit, dhe këtë fjalim timin përmes videos ua përkushtoj 130 mijë bashkqytetarëve tanë me diabet, prej të cilëve 500 prej tyre janë fëlmijë deri në moshën 18-vjeçare, familjeve të tyre, si dhe mjekëve dhe posaçërisht infermiereve diabetologjike”, tha mes tjerash Zaev.

Ai tha se shëndeti i qytetarëve është prioritet kulmor nga viti 2017 e këndej.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shëlndetësisë kanë bërë kthesë të rëndësishme në qasjen drejt personave me diabet dhe i dhanë fund epokës së furnizimit të mjeteve jo të sigurta për terapi me insulinë”, tha Zaev në video fjalimin me rastin e Ditës botërore të Diebetit – 14 Nëntori.

Baby Boo