Zaev takoi Kasamin, janë shqyrtuar kërkesat e Lëvizjes “BESA”


Kryeministri i vendit Zoran Zaev gjatë pasdites u takua me kreun e lëvizjes Besa Bilall Kasami, përcjell Portalb.mk.

Sipas njoftimit për media nga Qeveria, Kasami dhe Zaev kanë biseduar rreth kërkesave të Lëvizjes BESA, gjegjësisht rreth shkaqeve dhe përmbajtjes së kërkesave.

“Dy kryetarët janë marrë vesh që të realizohet edhe një takim më së voni deri të martën me ç’rast grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Kabinetit të Kryeministrit dhe përfaqësuesve të Lëvizje BESA do të shqyrtojnë detajisht propozimet dhe do të definohen pozicionet konkrete”, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Qeveria.

Detajet rreth këtij takimi do të njoftohen për opinionin pas realizimit të takimit.

Baby Boo