OBSH thirrje shteteve: Keni kohë deri të premten për t’ju bashkuar “Covax”


Teksa bota vijon të përballet me pasojat e pandemisë COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje shteteve që t’i bashkohen nismës “Covax” për arritjen e një vaksine efikase dhe të sigurt anti-COVID.

Sekretari i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se afati i fundit për t’u bërë pjesë e saj është e premtja e kësaj jave.

“Në botën tonë të ndërlidhur, nëse qytetarët e shteteve me të ardhura të pakta apo mesatare nuk vaksinohen, virusi do të vazhdojë të vrasë dhe rimëkëmbja ekonomike në nivel global do të vonohet. Falenderoj vendet e shumta anëtare që kanë shprehur interes t’i bashkohen ‘Covax’-it dhe u bëj thirrje atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë: keni kohë deri këtë të premte”, –tha sekretari i përgjithshëm i OBSH.

Baby Boo