Zaev sot do të takohet me Ali Ahmetin


Kryeministri Zoran Zaev, sot pasdite do të takohet me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Këtë për AIM e kanë konfirmuar nga Qeveria.

Prej atje thanë se ky takim është në kuadër të takimeve të kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të ri të LSDM-së Dimitar Kovaçevski, me partnerët e koalicionit qeveritar, me qëllim të konstituimit dhe shkëmbimit të mendimeve për programin e qeverisë së re.

Takimi vjen pas dorëheqjes së Zoran Zaevit nga pozita e kryetarit të LSDM-së dhe marrjes zyrtare të partisë nga ana e kryetarit të ri të LSDM-së, Kovaçevskit.

Ndërkohë, sipas “Deutche Welle” Zoran Zaev, do të tërhiqet edhe nga posti i kryeministrit pas fjalimit vjetor të presidentit Stevo Pendarovski, dhe mandatari i ri do të jetë Dimitar Kovaçevski.

Baby Boo