U infektuan në Kosovë: Kjo është gjendja shëndetësore e 3 ushtarëve shqiptarë të KFOR’it të prekur me koronavirus


Sot u bë e ditur se tre ushtarë shqiptarë të KFOR’it janë infektuar me koronavirus, gjendja shëndetësore e të cilëve thuhet se është stabile.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se 26 pjesëtarë të kontingjentit të Forcave të Armatosura shqiptare në misionin e KFOR’it deri më sot gëzojnë shëndet të plotë.

Me anë të një postimi në Facebook Xhaçka thotë se tre kolegët e tyre, pjesë e kontingjentit, të infektuar me COVID -19, gjatë kryerjes së detyrës, janë riatdhesuar sipas udhëzimit që NATO ka dhënë për të gjitha vendet anëtare në këtë kohë pandemie.

“Ata nuk kanë shfaqur probleme me shëndetin e po trajtohen sipas protokollit përkatës nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, theksoi ministrja Xhaçka.

Kujtojmë se në orët e paradites së sotme, Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë ka konfirmuar se në Spitalin e Tiranës po qëndrojnë tre raste të importuara me Covid-19, të cilët janë ushtarë shqiptarë të KFOR’it të ardhur nga Kosova.

Baby Boo