Familja e Klodian Rashës del me një letër publike pas pro*testave të dhu*nshme


Katër ditë pas humbjes së djalit, familja e Klodian Rashës ka bërë thirrje për qetësi me anë të një letre publike duke kërkuar që dhimbja e tyre të mos thellohet më tej me padrejtësi të tjera.

Është siguruar këtë letër, për të cilën një nga anëtarët e familjes Rasha i konfirmoi se ajo është letër publike për të gjithë shqiptarët. Në letër, anëtarët e familjes Rasha shkruajnë se “pamë me shumë keqardhje dje policin e pla*gosur në sy dhe ndjemë dhimbje për prindërit e tij”.

Kështu nis letra publike e familjes së 25-vjeçarit, vr*asja e të cilit ka ngritur në këmbë mijëra vetë në pr*otesta që janë përshkallëzuar prej tri ditësh në dhunë.
“Ato që po shohim pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë. Po na e thellojnë pl*agën tonë të jashtëzakonshme”.
“Djalit tonë”, shkruhet më tej në letër, “ia mori jetën ar*ma e një polici”.
Ndaj familja kërkon drejtësi deri në fund.
“Por rrëmujat në emër të djalit dhe pla*gosja e djemve të nënave që i shërbejnë shtetit në polici nuk sjellin drejtësi, por vetëm padrejtësi të tjera”.

Baby Boo