Zaev: Shaqirin e kam angazhuar unë, nëse paraqiten grupe ekstremiste, radikale… ai do ndihmojë


Kryeministri Zoran Zaev ka folur për herë të parë lidhur me angazhimin e Xhezair Shaqirit, komandant Hoxhës në kabinetin e tij si këshilltar i jashtëm, përcjell Fakte.

“Xhezair Shaqiri është një nga qytetarët që iu bashkua opozitës kur nuk kishte nevojë dikush diçka të çliroj, për shkak se nuk ka pasur forca të armatosura në Tanushë”, theksoi Zaev.

Ai tha se në frymën e konceptit një shoqëri për të gjithë, nuk dëshiron të ndajë qytetarët dhe se beson se çdokush mund të ndihmojë. “Ai punon për rrogë, me të cilën besoj se do të përkujdeset për familjen e tij. Shprehim keqardhje që u vonuam me përgjigje për këtë çështje. Unë jam njeri që nuk kam paragjykime. Besoj se njeriu mund të ndihmojë, nëse do të paraqiteshin grupe të caktuara ekstremiste dhe radikale në territorin ku jeton. Ai e njeh terrenin dhe jeton edhe në Shkup”, theksoi Zaev. (INA)

Baby Boo