Zaev publikoi pyetjen e mundshme të referendumit


Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të mbrëmshëm të liderëve kumtoi se pyetja e referendumit mund të jetë: A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë? dhe se referendumi i ardhshëm nevojitet të jetë konsultativ, percjell Fakte.

Ai mbeti i zhgënjyer që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e braktisi takimin vetëm një orë pas fillimit duke thënë se është joserioz, i papërgjegjshëm dhe fyes ndaj përfaqësuesve të të gjitha partive politike të cilët ishin në bisedat edhe ndaj qytetarëve.

Megjithatë, kryeministri Zaev tha se sot në mesditë  gjithashtu në Klubin e deputetëve do të mbahet edhe një takim i liderëve, por këtë herë, të katër partive politike më të mëdha, ashtu siç kërkoi njeriu i parë i VMRO-DPMNE-së opozitare Mickoski.

Заев

Zaev tha se në takim ai i informoi krerët e partive politike për formulimin e mundshëm të pyetjes së referendumit, e cila do të ishte: “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO duke e pranuar Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Sqaroi se është biseduar  edhe për nenin 27 të Ligjit për referendumin,  sipas të cilit në kushte kur Kuvendi duhet të sjellë ndonjë vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen,  nevojitet referendumi të jetë konsultativ.

Vendimi, shtoi Zaev, konsiderohet përfundimtar nëse të paktën 50 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve dalin në referendum.

“Do të thotë pa dallim të karakterit të referendumit vendimi konsiderohet si i suksesshëm në këtë rast. Dhe hapet debat nëse do të jetë konsultativ ose obligues. Konsultativ është kur ne  duam t’i konsultojmë bashkëqytetarët tanë dhe pastaj t’i sjellim vendimet,  siç është rasti me vendimet  për ndryshim të Kushtetutës. Nëse ne vendosim t’i sjellim vendimet për ndryshim të Kushtetutës tani në Parlament edhe i sjellim ato tre vendime dhe pastaj shkojmë  atë ta kontrollojmë në referendum, atëherë ai është i plotësuar”, sqaroi Zaev.

Mickoski, pas daljes nga mbledhja tha se për ta nuk ka qenë i qartë koncepti pse përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare nuk janë të pranishëm dhe, siç tha, ka shprehur revoltë serioze për shkak të propozimit të  djeshëm për ndryshime të Kodit zgjedhor sipas procedurës së shkurtuar për përbërjen e KSHZ-së.

 

Baby Boo