Rotarianët e Tetovës dhe organizatat civile në ekoaksion


Nën organizim të klubit Rotarian të Tetovës në bashkëpunim me disa organizata të sektorit civil si me qendrën për bashkëpunim ballkanik Loja, CED, Nëna dhe fëmija, Eco Guerilla, Bloom Youth dhe disa organizata të tjera është organizuar një aksion për mbledhjen dhe përzgjedhjen e mbeturinave në qytetin e Tetovës.

Eko aksioni është realizuar në disa pjesë të qytetit si tek tregu i gjelbërt, stadiumi i qytetit qendra dhe pjesë të tjera të qytetit të Tetovës nga ku anëtarët e klubit Rotarian të Tetovës së bashku me vullnetarë të organizatave të sektorit civil kanë mbledhur mbeturinat të cilat më pas i kanë grumbulluar në sheshin e qytetit.

Ky aksion ekologjik ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve por edhe institucioneve për të ndërtuar të gjithë së bashku një shoqëri më të vetëdijshme gjegjësisht më të ndërgjegjshme në një mjedis më të pastërt.

Në sheshin e qytetit ku edhe janë grumbulluar mbeturinat e mbledhura nëpër qytet aktivistët e Qendrës për Bashkëpunim Loja kishin organizuar një parodi ku është improvizuar një dasmë të cilën e kishin quajtur Dasma e Mbeturinave ku dhëndri me Nusen veshjet e tyre i kishin krijuar po nga mbeturinat, ndërsa mbeturinat e tjera që anëtarët e klubit Rotarian dhe vullnetarët e organizatave civile i kishin mbledhur nëpër qytete ishin dhuratë për çiftin e ri.

Ky aksion i klubit Rotarian të Tetovës dhe organizatave të sektorit civil është përshëndetur edhe nga Ndërmarrja publike Komunale Tetova Tetovë.

Përndryshe ky aksion ekologjik është përkrahur me materiale nga PAKOMAK, dhe i njëjti është realizuar në 13 qytete të Maqedonisë.

 

Baby Boo