Zaev: Pro*testën e OBRM-PDUKM-së me 15 automjete dhe 20 persona nuk e kuptoj


Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot komentoi pro*testat e opozitës maqedonase që i bëri në Shkup dhe në disa qytete tjera.
“Mickovski në mënyrë absolute e din se propozimi është i shkëlqyer dhe se është pikë fillestare për arritjen e një zgjidhje. Dhe tani të prodhoni protesta me 15 automjete dhe 20 persona, 13 automjete dhe 14 persona, nuk e di, ndoshta 24 automjete, i ndjek mediat, edhe 45 persona në pro*testa vetëm për bllokim të komunikacionit në qytet është mesazh që assesi nuk mund ta kuptoj”, tha Zaev.

Sipas tij, një qëndrim i tillë i opozitës maqedonase është për shkak të frikës se ka mundësi që vendi të hapërojë drejt BE-së dhe eurointegrimeve.
“Unë me të vërtetë pres më të paktën që mund të bëhet, të ndihmohet këtu në vend të bllokimit. Por kjo s’është diçka e re. Në katër vitet e fundit nga OBRM-PDUKM përveç bllokimeve, përveç frenave, përveç obstruksioneve në proceset e rëndësishme që garantojnë të ardhme në Maqedoni nuk ka asgjë tjetër”, tha Zaev.

Baby Boo