Zaev premton paga më të larta: LSDM-ja do të jetë lokomotivë, por duhen më shumë vagonë


“Të gjithë duhet të shikojmë para. Një gjë është lokomotiva, tjetër vagonët. Por, të gjithë përpara, dhe jo disa përpara dhe disa prapa. Konsideroj se LSDM-së i ngjanë dhe do të vazhdojë të jetë lokomotivë. LSDM do të tregojë, se binaret maqedonase ka vend dhe nevojë edhe për shumë vagonë. Kush do të jetë lokomotiva dhe kush vagoni, do të vendosin qytetarët”.

Me këto fjalë, lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka shprehur bindjen se duke udhëhequr edhe për një mandat me partinë, do ta bëjë LSDM-në të jetë fituese edhe në të ardhmen.
“LSDM fiton, por vazhdimisht ndryshohet dhe përmirësohet. Unë them ndryshohemi, që më mirë t’u shërbejmë qytetarëve dhe shtetit. Unë këtë e them dhe në të besoj. Bashkërisht kemi arritur të rrëzojmë regjim me kimik. Bashkë e sollëm lirinë dhe demokracinë. Bashkë arritëm të jemi pjesë e NATO-s, ta ruajmë identitetin dhe ta avancojmë dhe ta sigurojmë të ardhmen”, tha Zaevi gjatë prezantimit të programit të tij si lider i partisë, transmeton TV21

Premton se do të ketë rritje të pagave, zhvillim ekonomik, infrastrukturë moderne dhe digjitalizim të arsimit dhe të shërbimeve administrative.
“Premtoj rritje ekonomike, vende të reja të punës dhe paga më të larta dhe zhvillim të ekonomisë maqedonase. Projektet infrastrukturore do të jenë primati, si dhe agjenda e gjelbër”, tha Zaev.

Ka premtuar lu*ftë kundër ko(rrupsionit dhe sundim të së drejtës, pasi vlerëson, “Se s’ka më të paprekshëm”.
Shtoi se LSDM nuk heq dorë nga orientimi i saj evropian.
“Nuk ka të pagabueshëm, por asnjëherë nuk u larguan nga binaret strategjik. Nga lidhja me botën perëndimore, në krye me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Kështu edhe do të vazhdojmë të punojmë dhe të lëvizim drejtë rrugës së vërtetë”, shtoi Zaev.
Lideri i ri i LSDM-së do të zgjedhet më 21 mars, ndërkaq Zaevi është i vetmi kandidat.

Baby Boo