Zaev për shkarkimin e Shpat Kasapit: E patolerueshme është përdorimi i dr*ogës


Kryeministri Zoran Zaev vërtetoi se këshilltari Shpat Kasapi nga kabineti i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi është shkarkuar për dr*ogë.
Zaev vlerëson se nuk mund që një person në një nivel të tillë të lartë të ndërlidhet me aktiviteteve të paligshhme.
“Në mbledhje pune, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë më njoftoi në mënyrë të drejtpërdrejtë. E patolerueshme është përdorimi i dr*ogës te një këshilltar në kabinet të nivelit më të lartë. Menjëherë u ndërmorrën masa dhe që sot u shkarkua”, tha Zaev.

Ai shtoi se ai është njoftuar në mbledhjen e rregullt rreth orës 10:00, ndërsa vet Artan Grubi ka thënë se ka kuptuar për rastin dje nga mediat.
Ndryshe, Grubi më herët vërtetoi se sot ka shkarkuar Shpat Kasapin nga pozita e këshilltarit të tij për shkak se mediat ak*uzuan se ai para një muaji në Shkup është kapur me d*rogë.

Baby Boo