E infektuara me Covid-19 arratiset nga spitali


Një grua e konfirmuar me Covid-19 ka ikur nga Spitali i Gjakovës. Aty ku ishte e shtrirë thuajse që një javë. E infektruara me Covid-19 ka arritur që të arratiset nga spitali pa lejen e mjekëve të spitalit të Gjakovës mëngjesin e sotëm.

Por, me të marrë informacionin se e infektuara kishte ikur nga spitali, për ta gjetur atë u mobilizuan nga policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Policia arriti që zonjën në fjalë ta gjejë në shtëpinë e saj. Ajo me rekomandimet e mjekëve është marrë nga shtëpia dhe është hospitalizuar sërish në repartin infketiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda”.

“Ka ora 10:30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën e ditës dhe është largu. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital”, ka deklaruar drejtori I spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala.

E në repartin Infektiv të këtij spitali janë të shtrirë disa pacientë të konfirmuar me Covid-19/GazetaExpress/

Baby Boo