Grubi: “Fokusi tek menaxhimi më efikas i krizës, kemi krijuar parakushtet për të siguruar stabilitet energjetik”


Sot është mbajtur seanca e Këshillit ekonomiko-energjetik në të cilën sipas Zëvendës kryeministrit të parë Grubi ka qenë fokusi tek menaxhimi sa më efikas i krizës.

“Në seancën e sotme të Këshillit ekonomiko – energjetik i gjithë fokusi ynë është në menaxhimin sa më efikas të situatës me krizën energjetike. Me masat e ndërmarra deri më tani kemi krijuar parakushtet e duhura për të siguruar stabilitet energjetik dhe vazhdojmë të shqyrtojmë ndërmarrjen e masave të reja që do të mundësojnë furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe termike.

Në këto çaste kërkohet konstruktivitet veprimi nga të gjitha palët, të zhbllokohet miratimi i ligjeve nga sfera e energjetikës që do të sigurojnë likuiditetin e nevojshëm për funksionimin e EMV-së në kapacitet të plotë” – ka shkruar Grubi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Baby Boo