Zaev: Pas referendumit fillojnë ndryshimet kushtetuese


dryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin për kryeministrin Zoran Zaev janë shumë logjike dhe do të publikohen nga ana e komisioneve kuvendore që do të punojnë në to pas përfundimit të referendumit dhe shpalljes së rezultateve.

“Ndryshimet do të bëhen në preambulën, nenet 3 dhe 39. Në preambulën do të ketë vetëm përforcim të vendimeve të KAÇKM-së për liri, demokraci, barazi midis qytetarëve, sepse nga KAÇKM-ja është lufta për çlirimin e të gjithë qytetarëve nga okupatori fashist. Në pjesën e nenit 49 ku bëhet fjalë për diasporën, do ta zbatojmë atë që është evropiane. E dini se Maqedonia ka diasporë të maqedonasve, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë dhe te tek ne thellësisht ka hyrë dhe mund të shkaktojë në të ardhmen irredentizëm, gjegjësisht provokime të caktuara, por gjithsesi do ta përshtatim siç qëndron në vendet anëtare të BE-së edhe atë si shteti do të kujdeset për diasporën e vet”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Likovë.

Ndryshimi, shtoi, do të jetë edhe atje ku është Republika e Maqedonisë, do të qëndrojë Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjithkund ku është maqedonase mbetet maqedonase dhe ku qëndrojnë maqedonas, shqipatr, turq, tomë, mbetet.

Sapo të përfundojë referendumi, as shpalljes së rezultateve, sqaroi, vetë komisionet kuvendore që do të punojnë në ndryshimet kushtetuese do t’i shpalin amendamentet kushtetuese. Ai shtoi se fillimisht do të votohet me shumicë të dy të tretave, pas çfarë do të ketë debat 30 ditë, pastaj votimi me shumicë të thjeshtë, dhe pastaj pason edhe një debat dhe përfundon votimi me dy të tretat.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve çfarë pret pas nismës së parashtruar për kushtetutshmërinë e referendumit, Zaev thekson se nuk ka dilemë për këtë proces, të cilin e ka filluar Kuvendi, por se Gjykata Kushtetuese është më kompetent.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka kërkuar dorëheqje nga kryetari i Demir Hisarit për videon e cila doli në opinion, Zaev u përgjigj se MPB zbaton hetim dhe se kryetari ka qenë në tribunën në radhën e parë./PC

Baby Boo