200 kg kokainë, shqiptari Lulzim Daiu kreu i grupit kriminal


Zbulohen emrat e shqiptarëve të përfshirë në trafikun e kokainës nga Holanda drejt Italisë. Mediat italiane shkruajnë se kreu i grupit kriminal që dyshohet se ka trafikuar më shumë se 200 kg kokainë, është Lulzim Daiu, me orgjinë nga Fieri.

Krahu i djathtë i tij ishte Agim Karameta, i cili kishte rolin e korrierit, por gjithashtu merrej me modifikimin e makinave që transportonin kokainën.

Emrat:

Lulzim Daiu-kreu i grupit kriminal, zotëron një kompani në Itali
Agim Karameta– Korrier
Bujar Gipsi– Korrier
Artan Monari– Korrier
Ethem Dervishi– Korrier
Alvaro Vyshka– Korrier

Transporti bëhej me makina te modifikuara nga Holanda në Shqipëri. Kokaina paketohej me një mbulesë dhe shirit izolues, në mënyrë që të mos zbulohej nga qentë. Kokaina shitej në Romë nga 28-35 mijë euro kg. Transporti bëhej me makina të vogla ose furgon “Suv”, të cilët kishin dhoma të fshehura të përshtatura për të ruajtur sasinë e lëndës narkotike.

Mediat italiane raportuan për 17 shqiptarë të arrestuar, por deri më tani kanë dalë vetëm emrat e 6 shqiptarëve.

“Lulzim Daiu ishte organizator. Ai ishte përgjegjës për drejtimin e grupit kriminal, koordinimin e transportit të drogës dhe për korrierët që bënin transportin”, – shkruajnë mediat italiane.

Bëhet fjalë për disa sasi të ndryshme kokaine që janë kapur nga autoritetet italiane.

Baby Boo