Zaev paralajmëron trajtim spitalor pa pagesë dhe rritje të pagave të mjekëve


Kryeministri Zoran Zaev dje nga foltorja e Kuvendit njoftoi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ketë trajtim spitalor pa pagesë për të gjithë qytetarët.

Ai njoftoi se nga fillimi i vitit të ardhshëm do të rritet edhe paga e mjekëve specialistë në 100 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi jonë në shëndetësi është që nga 1 janari të zbatojmë trajtimin spitalor pa pagesë për të gjithë qytetarët. Deri tani kemi pasur kapacitet që këtë ta bëjmë vetëm për fëmijët e marrësve të ndihmës sociale. Jam i bindur se ashtu siç i kemi punët, nga 1 janari 2019 trajtimi spitalor do të zbatohet, por edhe paga neto për mjekët specialistë të jetë 100 mijë denarë”, tha mes tjerash Zaev.

Përndryshe, këto dy premtime ishin pjesë e programit zgjedhor të LSDM-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa trajtimi spitalor pa pagesë për momentin zbatohet vetëm për personat nën 18 vjet, prindërit e të cilëve marrin ndihma sociale, kurse paga e mjekëve akoma nuk është rritur.

Baby Boo