Zaev: “Nuk i pranojë dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit”


Kryeministri Zoran Zaev lidhur me tragjedinë në Tetovë, tha se siç ka deklaruar edhe më herët nuk do të lejojë politizimin e rastit.
“Kam dhënë drejtime që të bëhen kontrolle në të gjitha spitalet modulare. Është me rëndësi që të bëhet kjo që të shmangen raste të tilla. Nuk jemi vendi i vetëm në botë ku ndodhin tragjedi. Rumani është shembull njëjtë”, tha Zaev.

Zaev tha se obligimi është që familjarëve të mos ua rëndojmë edhe më shumë situatën.
“Me shumë vëmendje e lexova raportin e hetuesve për arsyet e zjarrit në spitalin modular. Siç është bërë publike, në raport është konfirmuar se zjarri është pasojë e lidhjes së shkurt nga qarku elektrik. Në bazë të këtyre dhe informacioneve të siguruara më herët, dëshirojë ta njoftojë opinionin se nuk ka arsye për të pasur përgjegjësi politike ose menaxheriale tek ministri Filipçe dhe zv/ministri Hasani”, deklaroi Zaev.

“Shëndetësisë i nevojitet sistem që do ta mbrojë nga pandemia. Jam i bindur se Filipce dhe Hasani kanë bërë shumë dhe kanë shpëtuar mijëra jetë dhe për këtë arsye ua jap besimin të vazhdojnë edhe më tej të përkujdesen për sistemin shëndetësor”, deklaroi Zaev.

Baby Boo