Erdogan anulon vizitën në Izrael: Hamasi nuk është organizatë terroriste, por grup çlirimtar


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij.

Në një fjalim para ligjvënësve të partisë së tij në parlament, Erdogan tha se Izraeli kishte përfituar nga qëllimet e mira të Turqisë dhe se ai nuk do të shkonte për vizitë siç ishte planifikuar më parë.

Ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hamasit dhe u kërkoi fuqive botërore të bëjnë presion ndaj Izraelit që të ndalojë bombardimet e tij ndaj Gazës.

Më herët, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se një operacion tokësor izraelit në Gaza do t’i kthente luftimet në Rripin “në një masakër”, duke shtuar se ata që mbështesin veprimet e Izraelit në solidaritet “mbështesin krimet e tij” dhe paralajmëroi botën se të vetmet rezultate të mundshme të konflikti izraelito-palestinez janë “paqe e përhershme ose luftë botërore”.

Baby Boo