Zaev: Maqedonia e Veriut do të shkruaj ardhmëri të re europiane


Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të vizitës njëditore në Bruksel,realizoi takim edhe me komisarin e BE-së për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Johanes Han, me të cilin biseduan për ardhmërinë evropiane të vendit tone.

Duke theksuar se mbledhja e 15-të e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim u mbajt në periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në takim kryeministri Zaev ka potencuar se alternativa e vetme për vendin tonë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, ka shprehur bindje se vetëm për disa muaj, Maqedonia e Veriut do të fillojë të shkruajë ardhmëri të re, evropiane.

Në takimin, eurokomisari Han e ka inkurajuar Zaevin që të vazhdojnë reformat në vend, ndërsa është shprehur edhe përkrahje për dialogun, si dhe pjesëmarrje e të gjitha partive politike në marrjen e vendimeve që janë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zaev, thuhet në kumtesë, në takimin me Han, ka theksuar se pret për rreth një muaj të mbahen zgjedhje të suksesshme dhe kristal të pastërta presidenciale.

Baby Boo